Rap 'labeli', "Për Inati T'Njoni Tjetrit Recordz" ka hapur zyret e veta, ndërsa nuk do të mungojë as kafeneja, që është dhe risi për industrinë muzikore shqiptare. Bëhet fjalë për një objekt, ku në katin e parë është hapur kafeneja dhe në katin e dytë gjenden gjashtë zyre me studiot dhe me njerëz të cilët merren me punët administrative të "P.I.N.T". "P.I.N.T nuk është 'label', është një komunitet, më shumë se një komunitet, është familje, madje më shumë se një familje. Është përzierje e të tri termave, ne jemi në shërbim të komunitetit. Kafeneja është e hapur për të gjithë, më shumë për njerëz të artit, të muzikës, të gazetarisë, por edhe për fansat". "Zyret janë në funksion të tërë shoqërisë, të tërë familjes. Misioni kryesor i shtëpisë tonë është që me anë të kësaj iniciative të largojmë nga rruga të rinjt të pa punë. Pra, P.I.N.T është tashmë një institucion që përpos muzikës dhe autenticitetit ekskluziv, duke mbajtur primatin në rap industrinë, ne jemi edhe në shërbim të shoqërisë", deklaroi Lyrical Son.
0 comments:
Post a Comment