“Babastars” dhe Noizy zihen me grushte në mes të aeroportit të Zurich-ut. Ka qenë ky lajmi që është përhapur me një shpejtësi marramendëse gjatë ditës së djeshme, e që ka marrë përgjigje të menjëhershme nga të dy protagonistët. Në forume të ndryshme, kishte versione të ndryshme. Njëri shkruante se “Babastars” rreh Noizyn, ndërkohë që tjetri publikonte versionin e anasjelltë të ngjarjes. Në fillim ishte portali “Telegrafi.com” ai që publikoi lajmin, në të cilin thuhej se kishin qenë djemtë e grupit “Babastars” ata që e rrahën Noizy-n dhe shokun e tij. Por, më vonë situata u kthye përmbys. Reperi i njohur shqiptar publikoi në Facebook një video ku shfaqej shumë mirë ai dhe miku i tij. Noizy madje në video tregonte edhe medaljonin që lideri i “Babastars”, Getoar Selimi mban në qafë. Nuk vonoi shumë dhe sërish një tjetër reagim nga ana e grupit “Babastars”, të cilët gjatë ditës së djeshme kanë qenë të zjarrtë në deklarata. Edhe ata, si rivalët realizuan një video. “Sapo dolëm nga stacioni i policisë”, thuhej veç të tjerash në video, ku nuk mungonin sigurisht edhe sharjet. Më vonë ata publikuan në Facebook-un zyrtar të “Babastars” se Noizy dhe miku i tij, njëherësh DJ janë rrahur keq dhe kjo ishte edhe arsyeja pse shoku i reperit mbante kapuç në kokë, madje aludonin se për të arritur në atë gjendje (si shfaqeshin në video) djemtë kishin mbajtur akull në fytyrë. Në profilin e tyre shkruhej edhe se Noizy ishte larguar nga hoteli. Se cila është e vërteta në gjithë këtë histori, pak kush di ta thotë, por Noizy, protagonisti kryesor në këtë ngjarje, ka ndarë diçka me suplementin “Bluetooth”. Gjithçka duket ta ketë nisur Agoni, i cili e ka pyetur reperin shqiptar: Noizy je ti?! Përgjigja e reperit natyrisht që ka qenë ironike duke i thënë: Jo, jam Bleona Qereti. Agoni në këtë kohë i është përgjigjur: Mirë se e shohim dhe Noizy e ka ftuar që nëse kanë diçka për të sqaruar, atë ta bëjnë jashtë. Aty duket se ka filluar gjithçka, madje kanë qenë “Babastars”, ata që kanë qëlluar të parët. Siç ka treguar Noizy, jo vetëm për ne, por edhe për fansat e tij në Facebook, pavarësisht se 2 veta ia kanë dalë të përballen ndershëm me djemtë e “Babastars”, duke përfunduar më pak të dëmtuar se ata. Noizy ka treguar se në aeroport ishin gjithashtu prezent edhe të dashurat respektive të tyre dhe siç arritëm të mësonim më vonë, Dafina Zeqiri kishte qenë gjithashtu aty, bashkë me Florentën të fejuarën e Getoarit. Gjatë sherrit janë konfrontuar, Getoari, Agoni, Visari, Ledri, Dj i grupit “Babastars”, menaxheri i tyre dhe Çekic-i. Ndërkohë, Noizy ka thënë për “Bluetooth” se vajzat nuk kanë qenë pjesë e konfliktit. Mësohet se, sherri i djemve është filmuar nga kamerat e sigurisë në aeroport. Kjo nuk është hera e parë që djemtë konfortohen. Ata madje i kanë kushtuar edhe këngë rivalëve respektivë. Se si do të shkojë me tej rrjedha e ngjarjeve, mbetet të presim. Ja dhe Video e OTR
0 comments:
Post a Comment