Unikkatil

Thursday, May 24, 2012

Klepto "TBA The Bllody Alboz" merr pasaportën kosovare

Reperi i grupit, TBA, Klepto, është pajisur me pasaportën e Republikës së Kosovës, duke bërë kështu dhe një hap tjetër konkret para koncertit të madh të 15 korrikut në Stadiumin e Prishtinës. Klepto ka konfirmuar se tashmë është shtetas i Kosovës edhe pse jeton në Amerikë dhe me këtë rast ka konfirmuar ardhjen e tij në Kosovë për koncert, përkundër polemikave se ai dhe anëtarët tjerë të ‘labelit’ TBA nuk guxojnë të vijnë në Kosovë. Së shpejti pritet të lansohet dhe një bashkëpunim tjetër i grupit TBA para koncertit të madh, është kënga e Unikkatilit dhe Presionit, që pritet të lansohet brenda pak ditësh.

0 comments:

Unikkatil