Unikkatil

Sunday, January 8, 2012

Biografia e Arta Bajramit


Vendlindja: Prishtinë
Mosha: 32 Vjeç
Ditelindja: 09 Janar 1980
Shenja e Horoskopit: Bricjapi
Arta Bajrami Sekiraqa eshtë një këngëtare shumë e njohur shqiptare. Ajo është jashtëzakonisht e popullarizuar në mesin e audiencës së re shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni .. me një fjalë njihet në tërë SHQIPËRIN ETNIKE .
Arta është e njohur si mbretëresha shqiptare e R&B. Kjo është për shkak se ajo qysh ne femijërin e saj ishte këngëtarja e parë qe i është futur zhanrit të muzikës R&B .
Ajo ka fituar çmime në konkurset e ndryshme të muzikës shqiptare.
Arta në vitin 1999 ka lansuar albumin " Krejt diqka tjeter" ky album ka përmbajtur 13 këngë : Intro, Vetem mos shko, Mos ik, Vera, Rri larg meje, Un dhe hija, Interlude Krejt diqka tjeter, Shtrati, Funnky, Rri me shiun, Ishte gabim, Jetoj per ty, Rri larg meje (instrumental), Outro ( Krejt diqka tjeter.
Albumi i dytë i Artes u lansua ne vitin 2005 " Femër shqiptare" ku edhe ky album ka 13 kënge : 100 Grade celcius, Akullorja me vanill, As me gram as me Ok, Femer shqiptare, Ishte gabim, Jarani jem, Magnet per ty, Pike ne zemer, A sa keq, Shtrati, Ti kam fal gabimet, Vera, Ndoshta dhe te dua .
Albumi i tretë ne vitin 2007 " Chocolata" me plot 12 këngë : Chocalata, Aq shpejt aq lehte, Mundem vet, Jam me fat, I njejti ke mbet, Kjo nate, Asnje milimeter, Hajde syn, Defekt, Me vjen keq, Deri neser, Jo ti zemra jem .
Albumi i katërt i Artes ne vitin 2009 është plotësuar me këngë si : Deluxe, E para, Te kam per vete, Mos ta nin, Falje nuk ka, Pa interes, I njejti ke mbet . dhe tashmë në këto ditë Arta ne bashkëpunim me produksionin Eurolindi dhe me tekstshkruesin,producentin, të talentuarin vëllaun e saj Artani i cili njihet si Don Arbas nxorri në shtije albumin më të ri " Exotic " ku përmban 11 këngë : Exotic, Welcome to the club, Me special, Efekti Arta, Ne Diaspore, Nese ty, Per ty Viktoria, S`dua tjeter, E pa fat, Su pendova dhe Po ta dije . Albumi i fundit po pritet shumë mirë nga fansat e saj, në këtë album Arta këngën " Për ty Viktoria " i dedikohet vajzës së saj që ka lindur para pak kohe . Me këto 5 albume të sukseshme të Artes , Arta korri një sukses të madh dhe stolisi jetën e saj me plot e perplot njerëz të shumtë rreth vetes i cili është publiku i saj që e përkrah në qdo hap të karrierës së saj dhe Arta i kënaq me hite të njëpasnjëshme .
Ajo u martua në vitin 2009 me Jimm-in nga Gjermania ku edhe jeton në Gjermani tashmë ka edhe një vajzë e cila quhet Viktoria.
Arta u rrit në një familje prej katër antarësh që ushqeheshin me muzikë babai i saj Zejnullah Bajrami është rapsod i njohur shqiptar . Vëllai i Artes , Artani qe njihet si Don Arbas është një kompozitor dhe producent i talentuar i muzikës shqiptare.Nga kjo familje e vetmja ishte nëna e Artes pa një sfond muzikor.

0 comments:

Unikkatil